Ekskluzive: Emrat e Kryesisë së LDK-së

0

Të dielën, LDK ka zgjedhur kryetarin e saj të ri, Lumir Abdixhikun.

Përveç kësaj, ka pasur ndryshime edhe në Këshillin e Përgjithshëm, ku kanë hyrë figura të reja.

Sponzor

Ndryshime do të ketë edhe në Kryesinë e saj. Gazeta NewBorn mëson se Lutfi Haziri do të jetë nënkryetar i parë i partisë. Poashtu nënkryetar do të jenë Anton Quni, Gazmend Muhaxheri ndërsa anëtarët e kryesisë do të pësojnë ndryshime ku do të ketë emra të rinj.

Ndryshim do të pësoj edhe sekretari i përgjithshëm, ku në vend të Arban Abrashit do të vijë një emër i ri e që me gjasë sipas burimeve të Gazetës NewBorn pritët të jetë Imri Ahmeti, aktualisht kryetar i Lipjanit.

Siç mëson Gazeta NewBorn brenda LDK-së, ndryshime do të ketë edhe në Kuvendin e Kosovës. Brenda LDK-së përflitet që Armend Zemaj të jetë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së ndërsa Arben Gashi të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Përveç këtyre është diskutuar edhe për kandidatët e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, emrat e të cilëve do të vendosen në prill, por që disa emra vetëm se janë pranuar.

Për Podujevën garon Ekrem Hyseni, në Lipjan Imri Ahmeti, në Gjilan Arbër Ismajli, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Viti Sokol Haliti, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Malishevë Bajrush Hoti, në Klinë Besim Hoti ose Fadil Gashi, në Prizren Anton Quni, në Istog njëri nga ish-kandidatët për deputet (Shkëmb Manaj, Iliri Ferati ose Besart Dreshaj), Suharekë Ardian Shala.

Për Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj dhe Rahovec e qytete tjera ende s’ka emra për kandidat.

-Sponzor-