Ekskluzive: Garë e nxehtë për kryetar në PDK-në e Malishevës, këta janë kandidatët

0

Partia Demokratike e Kosovës, ka hyrë në procesin e saj zgjedhor. Garë e nxehtë po mbahet thuajse në shumicën e qyteteve të vendit, shkruan Gazeta NewBorn.

E garë e ngjashme po mbahet edhe në Malishevë. Tre kandidat për kryetar të PDK-së, po lobojnë fuqishëm që ta marrin timonin e kryetarit të kësaj partie për Malishevën.

Sponzor

Gazeta NewBorn, nga burime të sigurta brenda degës së PDK-së në Malishev mëson se në garë janë Mursel Gashi i cili kishte qenë kandidat për kryetar të Malishevës vitin e kaluar nga PDK-ja, Halit Krasniqi, ish-deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, si dhe Fatmir Shurdhaj, ish-zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës, në mandatet e kaluara.

Por ku mbeti Isni Kilaj?

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, i cili për shumë vite mbajti edhe timonin e PDK-së në Malishevë, duket se po heziton ti futet garës pasi i mungon përkrahja nga anëtarët e PDK-së në këtë qytet.

Deri më tani janë vetëm tre kandidat potencial, e gjasat me të mira thuhet ti ketë Mursel Gashi.

Nuk dihet nëse Kilaj do ti futet garës krejt në fund, pasi kjo mbetetët të shihet në vazhdim/Gazeta NewBorn/

 

-Sponzor-