Ekskluzive: Gazeta NewBorn, zbulon emrin e propozuar nga Haradinaj për anëtar të bordit në PTK

0

Zgjedhja e anëtarëve të ri të Bordit të Postë Telekomit të Kosovës, është në proces e sipër të përfundimit të tij. Tashmë thuajse kanë filluar edhe kalkulimet e partive politike për ti ”rrëmbyer” këto vende shumë të rëndësishme.

Siç mëson Gazeta NewBorn nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, njëri nga emrat e propozuar që të jetë anëtarë bordi në PTK, është edhe ai i Fidel Krasniqit, i cili ka qenë asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Burimet e Gazetës NewBorn, mësojnë se Krasniqi është i afërt me kryeministrin Haradinaj e madje është edhe pjesë e AAK-së në degën e Prishtinës.

Një student i këtij fakulteti në kushte anonimiteti ka treguar se Krasniqi nuk ka qenë efikas derisa ai ligjeronte në FIEK.

”Unë kam qenë student i tij, nuk është se profesor Krasniqi ka qenë efikas në ligjerimet e tij. Nuk pres ndonjë ndryshim të madh as në PTK nëse ai veç zgjedhet që të jetë anëtar i bordit të PTK-së”, u shpreh Krasniqi.

-Sponzor-