Ekskluzive: Hamzaj ka përkrahjen e PDK-së dhe të Veselit, po përdorët për ndreqjen e imazhit të PDK-së

0

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamzaj, po i kundërshton disa vendime të kryeministrit dhe Qeverisë Haradinaj, sidomos atë për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritar, raporoton Gazeta NewBorn.

Por çfarë fshehet prapa këtij vendimi dhe qëndrimi të Hamzajt?

Sponzor

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda PDK-së dhe Qeverisë, tregojnë se Hamzaj ka mbështetjen e plotë të PDK-së dhe kryetarit Kadri Veseli, për ti kundërshtuar këto vendime, siç thonë ato për ta ndrequr imazhin e PDK-së, të cilës kohës së fundit iu është dëmtuar shumë.

”Bedri Hamzaj, nuk do të guxonte asesi ti refuzonte vendimet e Qeverisë, pa përkrahjen e PDK-së dhe Kadri Veselit”, thonë këto burime në kushte anonimiteti.

A po i bie kjo që Bedri Hamzaj, është ‘kukull’ e Kadri Veselit dhe PDK-së e cila po përdorët për ndreqjen e imazhit të kësaj partie?

Ngjashëm mendojnë edhe disa analistë të vendit, të cilët vendimin e Hamzajt e shohin më shumë si ndreqje të imazhit të PDK-së se sa, të asaj për refuzimin e ngritjes së pagave nga Qeveria/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-