Ekskluzive: LDK e voton Osmanin për Presidente, tre deputetë të LDK-së kundër?!

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të votoj për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin, ish-nënkryetarën e tyre dhe ish-kandidatën e tyre për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019.

Burime të Gazetës NewBorn mëson se Kryesia e LDK-së, ka rënë dakord që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë Osmanin për Presidente.

Sponzor

Megjithatë, tre deputetë të saj janë kategorikisht kundër një votimi të tillë.

Gazeta NewBorn, mëson se kundër dhënies së votës për Osmanin si Presidente, janë Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj, derisa janë edhe disa deputetë që shprehen me të rezervuar, derisa Abdixhiku, Haziri, Shala, Muhaxheri, Quni e Ahmeti janë të pajtimit që Osmani të votohet.

Ndryshe, zgjedhja e Presidentit bëhet me 2/3 e votave në Kuvend. Në dy herët e para, duhet të votojnë 80 deputetë, qoftë pro ose kundër, ndërsa në herën e tretë, në qoftë se në dy herët e para nuk i ka shumicën e votave, duhet të qëndrojnë në sallë 80 deputetë, ndërsa me 61 vota zgjedhet Presidenti.

Aktualisht VV ka 58 deputetë dhe 9 nga pakicat jo serbe, ndërsa LDK ka 15 deputetë. Me këto vota Osmani do të zgjedhej Presidente.

-Sponzor-