Ekskluzive: LDK-ja merr këto ministri në Qeverinë e re?

0

Ka pasur disa takime mes LDK-së dhe VV-së, por që nuk kanë përfunduar me ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e Qeverisë së re.

Takimet janë mbajur në nivele të larta të këtyre subjekteve, përfshirë edhe udhëheqësit e tyre, Isa Mustafa nga LDK dhe Albin Kurti nga LVV.

Sponzor

Deri më tani ka një pajtim mes tyre, por finale nuk ka asgjë.

Ka pajtim sa i përket programit qeverisës, por ndarja e dikastereve ende nuk ka ndodhur.

E ndarja e ministrive dhe e ndërrmarrjeve publike, nuk do të jetë aspak e lehtë për këto dy parti.

Poashtu ”mollë sherri” dhe ”kafshatë e madhe” po del të jetë posti i Presidentit të vendit, të cilin aktualisht e mbanë Hashim Thaçi, ish-themelues i PDK-së, i cili u zgjodh në vitin 2016-të, pas votimit në Kuvend nga koalicioni i atëhershëm qeverisës PDK-LDK.

LDK-ja në këtë pikë nuk po lëshon pe, derisa VV-ja po tenton që kjo pozitë të zgjidhet me konsensus dhe të mos jetë ndonje figurë politike, por të vijë nga spektri jashtë politikës, e ku është përmendur edhe emri i Murat Jasharit.

Megjithatë Gazeta NewBorn, nga burimet e saja mëson se në rast se arrihet marrëveshja e koalicionit LVV-LDK, atëherë LVV-ja do ti merr këto pozita.

LDK-ja do ti merr:

Kryeparlamentarin
Zëvendëskryeministrin e parë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (ku do të shkrihet Ministria e Administratës Publike), zëvendësministrin e dytë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Financave, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Punëve të Jashtme (ku do të shkrihet Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Evropiane), zëvendësministrin e dytë
Ministria e Shëndetësisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, zëvendësministrin e dytë

VV-ja do ti merr:

Kryeministër – Albin Kurti
Zëvendëskryeministrin e dytë
Ministrinë e Drejtësisë, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Brendshmem, zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (ku do të shkrihet Ministria e Zhvillimit Rajonal), zëvendësministrin e dytë
Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, zëvendësministrin e dytë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zëvendësministrin e dytë

Pakicat do ta kenë:

Ministrinë për Komunitete dhe Kthim
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

-Sponzor-