Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak pritet të mbajë një mbledhje urgjente pas rezultatit katastrofal dhe më të keq që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj 30 vjeçare.
Gazeta NewBorn, mëson se së shpejti do të organizohen zgjedhjet e brendshme, ku do të ketë ndryshime rrënjësore.
Ndryshime do të ketë në Kryesi, Këshill të Përgjithshëm dhe nepër degë, përfshi ndryshimin e kryetarëve në shumicën prej tyre.
Poashtu, ndryshime do të ketë edhe tek nënkryetarët dhe kryetari i LDK-së.
NewBorn, më tej mëson se kandidati më i votuar pritet të jetë kryetar i LDK-së ndërsa kandidatët më të votuar do të jenë pjesë e Kryesisë si dhe nënkryetar të partisë.
-Sponzor-