Ekskluzive: Lista Serbe, koalicionit qeveritar: Me vetëm këtë kusht e votojmë Marrëveshjen e Demarkacionit

0

Gazeta NewBorn, njoftoj për një takim mes liderëve kryesor të vendit të cilët njëherit janë edhe udhëheqës të vendit.

Sipas këtij raportimi, burime të sigurta të Gazeta NewBorn thonë liderët do të vendosin për ta caktuar seancën ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Burime brenda koalicionit qeverisës, tregojnë se tashmë janë siguruar votat e mjaftueshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi, pasi që për këtë është pajtuar edhe Lista Serbe.

Por sikurse çdo herë tjetër ky subjekt politik, ka një kërkesë madje edhe kryesore sa i përket kësa çështje.

Ky subjekt serb i ka premtuar votat koalicionit qeverisës se do ta votonte Demarkacionin me Malin e Zi nëse formimi i Asocacionit të Komunave Serbe do të bëhej me një pako të përbashkët me formimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi që si pako të vetme shohin rrezik në mos votimin e saj nga deputetët shumicë shqiptarë.

Për këtë ajo i ka dhënë edhe një afat të shpejtë kohor këtij koalicioni për të vendosur nëse pranon një gjë të tillë që të tejkalohet kjo marrëveshje.

Gazeta NewBorn, do iu mbajë të informuar me zhvillimet politike rreth kësaj ngjarje…

-Sponzor-