Ekskluzive: Ndryshon situata në Uashington! Në SHBA mund të ketë marrëveshje finale

0

Gjërat në Uashington duket se kanë ndryshuar në momentet e fundit. Në Uashington ku po gjendet delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ekipën e tij, duket se do të i japin fund epilogut të mardhënieve me Serbinë.

Siç mëson Gazeta NewBorn prej burimeve nga Uashingtoni në këtë takim mund të ketë edhe marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligusheme për të dya vendet në SHBA.

Sponzor

Burimet nga Uashingtoni thonë për Gazetën NewBorn se delegacioni kosovar dhe ai serb do të artikulojnë marrëveshjen finale e ku diskutimet do të zgjasin katër ditë, ku në ditën e fundit ( ditë e hënë, 7 shtator) prezent do të jetë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas burimeve, Kosova ka planin e saj dhe në fund do të nënshkruhet një marrëveshje obligative me njohje reciproke me kufijt aktual mes Kosovës dhe Serbisë pa u cenuar integriteti territorial i Kosovës dhe pa pasur eksterroialitet në Kosovë për komunat serbe.

Gazeta NewBorn, poashtu ka mësuar se në marrêveshje përfshihet ndërtimi i autostradës që lidhë Kosovën dhe Serbinë, ndërtimi i hekurudhës mes Kosovēs dhe Serbisë, lansimi i linjave ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas të cilat do të financohen nga SHBA, marrëveshja për Ujmanin, liqen ky i cili do të menaxhohet nga Qeveria e Kosovës por që do të mbikëqyret nga ndërkombëtarët për tri vite rresht. Poashtu Trepça do të rinisë funksionalizimin e saj nën menaxhimin e shtetit të Kosovës, për nxjerrjen e mineraleve dhe prodhinin e tyre në vend.

-Sponzor-