Ekskluzive: Pritet tërheqja e katër njohjeve ndaj Kosovës nga Lindja e Mesme

0

Shtetet që po e tërheqin njohjen ndaj Republikës së Kosovës, sa shkon e rritet.

Pas shtetit të Afrikës perëndimore, Ganës, njohjen ndaj Republikës së Kosovës pritet ta tërheqin edhe katër vende të tjera, këto nga Lindja e Mesme.

Sipas burimeve që posedon Gazeta NewBorn, ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic është duke bërë një fushatë të egër në Lindjen e Mesme për të bindur shtet e kësaj pjese që ti heqin njohjet ndaj Kosovës.

Gazeta NewBorn, mëson se përveç shumave të mëdha që po i jepen shteteve që po i tërheqin njohjet ndaj Kosovës, Daçiq përfaqësuesit e diplomacive të këtyre shteteve po i josh edhe me femra, duke i shantazhuar më pas ata.

Burimet i kanë thënë Gazetës NewBorn, se Daciq i ka ofru Ganës 470 mijë euro në këmbim të tërheqjes së njohjes ndaj Kosovës dhe poashtu thuhet se ai i ka shpenzuar afër dhjetë milion euro që të tërheqen edhe katër njohje tjera të cilat pritet të ndodhin ditëve në vijem.

-Sponzor-