Ekskluzive: Sot ose nesër Presidenti Thaçi, ia dërgon letrën LDK-së ku ia kërkon emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke u bazuar në disckrecionin kushtetues, pritet që sot eventualisht nesër të ia dërgoj një letër LDK-së, përmes së cilës ia kërkon emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda Presidencës së Republikës së Kosovës, tregojnë se letra e Presidentit Thaçi është bërë gati dhe se sot ose nesër i dërgohet kreut të LDK-së, Isa Mustafës, ku ia kërkon emrin e madatarit për formimin e Qeverisë së re.

Sponzor

Kjo letër për LDK-në, vjen pas disa letrave që Presidenti Thaçi ia dërgoj partisë fituese, por që kjo e fundit nuk e dërgoj emrin e mandatarit.

-Sponzor-