Ekskluzive: Takohen Mustafa, Haradinaj dhe Limaj – A po e arrijnë marrëveshjen?

0

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj, janë takuar për të diskutuar për situatën e fundit në vend dhe tejkalimin e ngërçit politik.

Në kohën kur Kosova ka hyrë në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë, pas nomiminimit të kandidatit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për kryeministër, tre liderët kanë gjetur kohë për tu takuar.

Sponzor

Burime të Gazetës NewBorn, mësojnë se tre liderët janë takuar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë dhe sipas këtyre burimeve është diskutuar për mundësinë e lidhjes së një koalicioni, pas momentit kur Kurti nuk arrinë të zgjedhet kryeministër në herën e parë, dhe ta shfrytëzojnë diskrecionin e Presidentit të vendit, që i nominuari i dytë të jetë nga ky koalicion i mundshëm.

Poashtu të njëtat burime treogjnë se në rast se arrihet marrëveshja, kryeministri i takon LDK-së, kryeparlamentari AAK-së, ndërsa Nisma merr zëvendëskryeministrin e parë, ndërsa posti i Presidenti nuk është diskutuar/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-