Eksluzive: Simmons, gjyqtarët e EULEX-it në Kosovë merrnin edhe prostituta

0

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it tash e disa kohë po kërkon me ngulm që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për skandalet e pretenduara në misionin ku ai kishte punuar. Mbrëmë Radio Televizioni Publik i Kosovës publikoi një pjesë të dëshmisë së tij, ku ai pretendon se gjyqtarët e EULEX-it kanë dërguar dosje në Serbi për krimet e luftes, e madje atje kanë udhëtuar disa herë. Lajmi.net e ka siguruar të plotë dëshminë e Simmonsit.
Lajmi.net e ka siguruar të plotë dëshminë e ish-kryegjyqtarit Malcolm Simmons në lidhje me skandalet e pretenduara në EULEX, e për të cilat ai ka kërkuar tash e disa herë që të raportojë në Kuvendin e Kosovës.Pretendimet e tij janë nga më të ndryshmet dhe të një natyre shumë të rëndë të shkeljes së etikës profesionale të punës së një gjyqtari ndërkombëtar.Në njërën nga pikat e rrëfimit të tij, Simmons pretendon se gjyqtarët e EULEX në Kosovë shpesh-herë merrnin edhe prostituta.Madje, siç thotë ai në dëshminë e tij, ata konfrontoheshin shpesh me gjyqtarët vendas.Për të gjitha pretendimet e tij, Simmons ka thënë se ka dëshmi të cilat do t’i paraqesë në Kuvendin e Kosovës.Ai madje i ka dërguar letër edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’ia mundësuar raportimin në Kuvend, mirëpo që kreu i qeverisë befasisht ka heshtur ndaj kësaj kërkese.Ende pa ia dëgjuar dëshminë gjyqtarit Simmons, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin misionit ligjvënës të BE-së. /Lajmi.net/

-Sponzor-