Enver Hoxhaj ‘godet’ rëndë Ivica Daqiçin

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar sot deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili ka bërë deklarata për ndarjen e Kosovës, përsëri.

Hoxhaj tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë. Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, thotë Hoxhaj, por edhe për Bosnjën, dhe njëherit i shërben interest rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër.

Këto komente Hoxhaj i bëri në Twitter, pasi gazeta serbe Danas publikoi deklaratat më të fundit të Dacicit, ku ai thotë se Kosova do ta pranonte ndarjen por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë.

Serbia vazhdon të lobojë për ndarjen e Kosovën në baza etnike, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar kategorikisht si nga skena politike kosovare ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

-Sponzor-