Eurodeputetja gjermane që mbështet Kurtin: Respektojeni vendimin e Kushtetueses, s’ka alternativë tjetër

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e cila është përkrahëse dhe mbështetëse e madhe liderit të VV’së, Albin Kurti, ka befasuar me reagimin e saj, shkruan Gazeta Metro.

Eurodeputetja gjermane e cila u bë zë i ashpër kohëve të fundit duke përkrahur Vetëvendosjen dhe kritikuar LDK’në, tani po mendon ndryshe.

Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se ndryshimet duhet të kërkohen në zgjedhje e radhës.

Sipas saj, një reagim nga populli, mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“S’ka alternativë tjetër përpos pranimit të vendimit të Kushtetueses. Nëse dëshironi ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e radhës. Një reagim nga “populli” mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Von Cramon.

-Sponzor-