Familja kosovare e gjeti pa shenja jete në shtëpi, ky është personi

0

Një burrë 46 vjeçar nga Podujeva është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Pasi është njoftuar policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke thënë se nuk ka shenja dhune në trup, njofton Klan Kosova.

Sponzor

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.

Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete”.Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion.

-Sponzor-