Fisnik Ismaili: Ani protesta dojkan! Po kur pati efekt një protestë e vetme, allahile? Kallxoma NJË protestë që e ndali një proces të keq? NJË thuma!

0

Ish-deputeti i VV-së me një postim ka thumbuar VV-në, duke thënë se në protesta, VV i ka ngacmuar Policinë e Kosovës.

Ismaili, ka shkruar se asnjë protestë e VV nuk ka pasur efekt, pëveç asaj për Jabllanovicin e cila ishte nisur nga Nënat Gjakovare

Ja postimi i tij;

Pse po habiteni që u hoq reciprociteti? Se mos hera e parë që po bajnë kësi malverzimesh? Krejt e kemi dijtë çfare mutash janë, e posaçërisht LDK-ja.

E pikërisht tuj e dijtë çfare është LDK-ja, Lëvizja çohet ban koalicion me ta, dhe jo vetëm! Por i çon në fucking qiell! Çohen ia marrin Isës n’gojë i madh e i vogël! Ia ngjesin emnin “Koalicion shprese” edhe vetë E PRANOJNË Agim Veliun si kusht për me e krijue qeverinë, tuj e dijtë SAKTË se çfarë muti është ai.

Edhe, çka ndodhë? Tuj e dijtë çfare janë LDK-ja, e tuj e dijtë që Agimi ka qenë kyç për me e krijue qeverinë, e tuj e dijtë që LDK ka me e prishë koalicionin për të, çohet e shkarkon pikërisht Agimin për një deklaratë koti në mes pandemie, edhe VETË Albini e krijon këtë situatë, me plot vetëdije që ka me u rrëzue edhe shansa s’ka me u mbajtë zgjedhje gjatë pandemisë.

Ani protesta dojkan! Po kur pati efekt një protestë e vetme, allahile? Kallxoma NJË protestë që e ndali një proces të keq? NJË thuma! Veç ajo e Jablanovićit që e nisën nanat e Gjakovës ka pasë efekt. Asnjë e ndonjë subjekti politik. Hiç asnjiherë! Pat gjak, e të lënduem, e madje edhe të vramë, por efekt asnjana! Kur pati naj peticion efekt, allahile, që po mytni tuj dalë në syreta me kimika n’dorë? A i shkuem në Kuvend me gjysë shleperi nënshkrime kundër demarkacionit? 203 MIJË nënshkrime. Kujt i hangër kari për to?

A e din çka është kjo për mue? Lojë e poshtër politike. Sepse për me e mbajtë një koalicion me muta si LDK, duhesh me pasë koqe, e qebesa duhesh edhe me ia durue naj pordhë aty-këtu qiftit të Agimit, por jo. Ma përpara e lëshon bajrakun, e çon peshë krejt shtetin, edhe me duer të veta ia ndreqë punën këtyne me ardhë në qeveri, sesa me luftue. Pa e përbi naj pordhë kur je me LDK-në S’KI QARE. E kur është në pyetje shteti e populli yt, DUHESH me përbi diçka, për mos me i lanë me e prue deri qetu. A e pranove si partner koalicioni? PO! A e din saktë çfarë mutash janë? PO! A ki koqe me e majtë me ta 4 vjet? PO!

Leshin tem pate koqe. Në rastin e parë e bane mut. Më lehtë është me u dorëzue e me u shitë viktimë, sesa me i grahë! Në vend se mos me e lanë LDK-në me e prue gjendjen këtu, shkon e nxitë LDK-në me e ba pikërisht këtë send, edhe masnej dy muej rresht i quen tradhtarë.

Se s’e paske dijtë që janë tradhtarë, joh? Se LDK dje piku prej qiellit, poh? Sa herë more veç ty ta ka ngulë? Për protesta dhjeta herë, kur pranojke me dalë, masnej u tërhiqke në moment të fundit. Me VLAN masnej! Ta ka rrasë jo veç gishtin në bothë, por deri në bërryl!

Edhe prapë me ta u fute e çojshe dashni, se ta kojti qaq shumë pushtetin, e ish-shokët e tu, do njerëz nime të mirë, i bane armiqtë më të mëdhenj. Edhe a e din pse? Se ata ti njohin fintat më së miri. Ta dijnë hipokrizinë. E dijnë sa i pasinqertë je.

Me vetëdije të plotë Lëvizja Vetëvendosje ia çeli rrugën LDK-së me e bë këtë gjest të poshtër sot. Edhe për çfarë çmimi? Që me i shajtë daha ma shumë, e me fitue popullaritet për vete. Pse? Se mos po i han leshi për popull midis pandemie? Zero. Për krizë ekonomike? Zero. Për marrëveshje me Serbinë? Zero.

Me i pas hangër, sot ish në qeveri, tuj e pri qet popull, e jo tuj u çjerrë PRAPË në rrugë!

Me i pas hangër, kish dalë e kish thanë “Kjo deklaratë e Agim Veliut është e papranueshme, por për hir të situatës që jemi, e për të mirën e popullit, po e tejkalojmë këtë mosmarrëveshje.” Edhe me vazhdue me i GRAHË punës, e me e tejkalue pandeminë, e me e e rehabilitue ekonominë, e me e rahatue Serbinë.

Amo me i GRAHË vyen me pasë koqe. Shumë më lehtë është me çue dorë, e me e fajësue tjetrin.

Të kuptohemi, s’po e fajësoj krejtësisht Lëvizjen për atë që ndodhi sot. Amo për që ka faj NJËSOJ sa të tjerët, KA! E them me plot gojë, sepse e ka dijtë me kon ka punë, e ka dijtë saktë që ata kanë me e shfrytëzue rastin e parë me i hjekë, edhe në vend se me luftue, kur e pat rastin me luftue në krye të vendit, ishte pikërisht ajo që e nxiti këtë kaos edhe u dorëzue as 2 muej më vonë.

Strategji E NJAJTË si nëpër protesta. Në çdo protestë Lëvizja i ka ngucë policët, i ka shajtë e gjue me gurë, tuj e dijtë që ata reagojnë e iu hyjnë dajak, masnej i qitke njerëzit e përgjakun në TV e me fitue popullaritet si viktima.

Po, e vërtetë që qajo ia ka rritë popullaritetin gradualisht, tuj i shti njerëzit në gjynah, amo prej qeti populli me pritë që nji ditë ka me ti jepë 51% tuj u shitë nonstop viktimë, që në fund me ba çka të duesh, pak problem, valla. Ndoshta mas nja 3-4 zgjedhjeve tjera. Deti atëherë, duhesh mi grahë me koalicion, e me kallxue që ki koqe një ditë me e mbajtë bajrakun vetë.

Krejt kanë faj NJAJTË për atë çka ndodhi sot! A pe kuptoni tash pse për mue janë krejt muta, veç nuanca ndryshon, ose në ngjyrë, ose në erë? Qe pse. Se në fund, leshi për popullin nuk iu han kurrë, por për popullaritet tuj e ba popullin budallë për votë, gjithmonë.

E unë që i njoh tetanë se çfarë mutash janë, kam me ua thanë në ftyrë, tuj i përkujtue krejt se është pikërisht kjo arsyeja pse shumica e atyne me të drejtë vote, qata 60%, s’lodhen me dalë me ju jepë kokërr.

E ju qorrat organizonu e shajmëni sa të doni. Të njajtit qorra jeni, kur më shajshit sa ia nxjerrsha të palamet mutave tjerë qe rrafsh 12 vjet, e ju u dhijshi mas tyne: herë mbas LDK, herë mbas PDK.

Me shajtë është më së lehti në botë. Me i grahë bothës e me pasë koqe është vështirë. E unë që edhe kam koqe, edhe i grahi, ia jap të drejtën vetes me i shajtë krejt rrencat, se krejt janë mut i njajtë.

Qinu tash! Përbine mutin që e krijuet vetë: edhe ju politikanë, edhe ju delme që ua hani foret. Edhe asnjanin mos të ju nij kah hani mut në emën të popullit. Shumicës nuk i han kari për juve, as mu lodhë vote me ju dhanë. As ju që votoni s’jeni shumicë.

Me kanë popull i hajrit, moti ia kishi trusë Serbisë reciprocitetin vetë, e s’ishi thirrë në politikanë, por po ju kana me e ngje Pllazma keksin n’çaj derisa shitni patriota në Facebook

-Sponzor-