Fjalët Haradinajt në momentin e nisjes për në Hagë

0

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar një status në facebook, para se të niset drejt Hagës.Statusi i plotëLuftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë.

Sponzor

Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Por, tregun e japim vetëm për njohje.Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!
RH

-Sponzor-