Fondacioni ‘Golden Eagle’ ndan bursë mujore për djaloshin nga Drenica

0

Fondacioni “Golden Eagle”, ka marrë vendim për ndarjen e bursës për personin që u bë i njohur pas fjalëve të tij “a ban me fol”, në njërin nga mediumet kosovare.

Për të u raportua se e ka lënë shkollimin, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe pas presioneve psikologjike që i ishin bërë që nga dalja në publik të videos, teksa thoshte “a ban me fol”.

Sponzor

Drejtori i Kompanisë “Frutex” dhe fondacionit “Goladen Eagle, Shaqir Palushi, ka thënë për Insajderi, se ka vendosur që të ndajë bursë për këtë student. Bursa do të jetë në vlerë prej 100 eurosh dhe do përfshijë vitin akademik 2019/2020.

“E lexova një artikull për studentin nga Drenasi dhe e inkurajoj që ta vazhdoj shkollimin. Fondacioni Golden Eagle, do të ndajë bursë mujore prej 100 eurosh në muaj, për vitin akademik 2019/2020”, ka thënë Palushi.

Kjo nuk është hera e parë që Fondacioni “Golden Eagle” ndan bursa për student. Tashmë janë qindra shqiptarë nga troje të ndryshme që kanë përfituar bursa studimore nga kompania e Shaqir Palushit.

-Sponzor-