Fshat i braktisur, por shumë i vizituar

0

Reportazh për fshatin Koshare (Kosharen e Lirisë)

Shkruan: Edona Salihu nga Gazeta NewBorn

Shtëpi të braktisura, të rrënuara, varreza të dëshmorëve dhe vizitorë që shkojnë e vinë, kjo është pamja që ta jep Kosharja sot.

Dikur, kur i mungonte infrastruktura e duhur, numëronte 30 shtëpi dhe një shkollë, sot e ka një gjë të tillë por askush nuk jeton atje.


U bë shkaktare lufta, që banorët të largoheshin nga fshati i tyre për të mos u kthyer më.
E t’i shohësh ato kulla të lashta të vetmuara, disa gjysmë të rrënuara e disa komplet të prishura, ku njërës nga to i kishin mbetur vetëm shkallët e gjitha ishte e shkatërruar. Tjetrës, i mungonte kulmi i kishin mbetur vetëm themelet, e ballët të cilët ishin të ndërtuar me gurë të vecantë ishin shembur tashmë.


Por edhe pse u braktis ky fshat nuk e harrua. Muharrem Bajrami, tregon se si ai dhe të gjithë të tjerët u detyruan ta linin vendin për shkak të luftimeve që po zhvilloheshin atje. Gjersa fliste, në sytë e tij fare mirë mund ta shihje një mall për vendlindjen, një dhimbje në shpirt që e tregonte fytyra dhe emocione të cilat diktoheshin në fjalët e tij.

Si të mos ndodhej në një gjendje të tillë tashmë ai nuk ishte banor i Koshares kishte mbetur vetëm vizitor. Vizitor, i atyre shtëpive që njëra nga to ishte edhe kulla e tij.

“Gjatë luftës fshati u shkatërrua krejtësisht dhe banorët nuk patën më ku të kthehen” tha ai ndër emocione.

Si faktor kryesor të moskthimit të tyre ai përmend minat, ku sipas tij territori ishte krejtësisht i minuar dhe kjo bëri që aty të mos jetonte më askush.

Por, jo të gjithë ish-banorët janë tanimë vizitorë, ka nga ata që një kohë të gjatë nuk kanë qenë fare për ta vizituar vendlindjen e tyre.

“Për ta vizituar Kosharen disa ish banorë shkojnë shumë rrallë, sepse vizita ngjallë mall dhe nostalgji” u shpreh Isa Zenuni, drejtor i shkollës fillore “Jahë Salihu”në Molliq.

Kosharja u braktis.

Por, gjërat e këqija thonë se sjellin gjëra të mira dhe anasjelltas. Ky fshat që më herët nuk është njohur nga askush, sot njihet nga të gjithë.

Edhe pse në Koshare më nuk ka shtëpi të banuara, aty ka mjaft njerëz, sepse kanë cka të vizitojnë. Ky vend legjendar posedon dy restaurante të cilat vizitohen shumë dhe nga ajo pjesë mund të shohësh gjithë fshatin Batushë dhe më gjerë, që ta jep një kënaqësi të madhe.

Përvec kësaj aty vizitohen edhe varrezat e dëshmorëve, të cilët kanë rënë në ‘Betejën e Koshares’.

Një nënë e një dëshmori pati thënë se ajo e viziton varrin e djalit të saj c’do javë, dhe është e lumtur se ai e dha jetën për liri, e se pikërisht në këtë vend pushon trupi i tij.

Image result for varrezat e deshmoreve ne koshare

Kosharen nuk e vizitojnë vetëm familjarët në përvjetorin e betejës, ajo vizitohet c’do vit nga udhëheqësit qeveritarë me rastin e shënimit të ‘Ditëve të Shqipes’ me të cilat përkujtohet kjo betejë.

Mbahet ceremoni përkujtimore ku marrin pjesë njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.
Një vend i vogël por që njihet nga e gjithë Kosova e më gjerë, për historinë që shënoi e atë që dha për liri.

Fshat që ndoshta askush nuk e ka ditur se ku ndodhet dhe mundësia për të qarkulluar edhe vet banorët e tij ka qenë minimale, por që tani vizitohet nga cdokush, dhe gjithësecili e dinë se ku është ai vend dhe mbi të gjitha ka dicka të madhe që e bën të njihet jo si emër por si histori, që diti të shënoi. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-