Fundjava në Kosovë me shi

0

Në fundjavë mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare por që minimalet dy ditëve të ardhshme mbeten afër 0C. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.

Anticikloni që u shtri mbi rajon, pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së hënë, vazhdon të mbetet i fuqishëm edhe në ditët e ardhshme, duke sjellë kushte për mot stabil dhe kryesisht me diell, por në orët e mëngjesit vende-vende me mundësi për ngrica.

Ndërkohë, mbi detin Jon, po zhvillohet një vorbull ciklonike, që në ditët e fundjavës, ndërmjet së shtunës dhe së dielës do të favorizojë mot kryesisht me vranësira dhe kohë me reshje të dobëta shiu. Në vise më të larta malore mbi 1500m, nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore.

28.09 – Paradite mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

-Sponzor-