Gazetari Dakaj: Florim e Ardian Alaj e kanë hakuar portalin Infokus

0

Gazetari Shkelzen Dakaj, ka reguar pas sulmeve qe ditëve të fundit kanë pasur Parim Olluri e Vehbi Kajtazi, pronarët e portalit investigativ “Insajder”.

Dakaj, ka shkruar se janë pikërisht të njëjtit vëllezër, Florim e Ardian Alaj, ata të cilët e kanë hakuar faqën e tjj Infokus.
Të njëjtit vëllezër po i nxjerrin probeleme edhe themeluesve të Insajderit, Parim Ollurit e Vehbi Kajtazit.

Sponzor

Shkrimi i tij;

Nga Shkelzen Dakaj

Nuk kam reaguar për vete dhe nuk keni reaguar për mua.Por, po reagoj për Parim Ollurin e Vehbi Kajtazin dhe do të reagoj e do të ngris zërin për secilin gazetar e gazetare dhe cilindo medium.Nuk keni kërkuar drejtësi për mua dhe nuk i keni dënuar kriminelet për sulmin që më është bërë mua, por unë do të dënoj çdo sulm e do të kërkoj drejtësi për secilin gazetar/e dhe medium që sulmohet nga kushdo qoftë.Prej kur u shfaqën problemet e Insajderi-t, Parim Ollurit e Vehbi Kajtazit me Florim e Ardian Alajn janë të shumtë ata që më kanë pyetur edhe për rastin e sulmit të Infokusi-t që ka ndodhur në vitin 2017.A është rasti i njëjte?A janë këta Alajt që të kanë sulmuar Infokus-in?

Rasti i njëjtë nuk është, por me emër dhe mbiemër janë të njëjtit persona.Florim e Ardian Alaj e kanë sulmuar Portalin Infokus, kanë hakuar dhe grabitur faqet e rrjetit social Facebook.Madje nuk janë ndalur me kaq. Kanë hyrë edhe në privatësi duke thyer e marr e-mail adresat e redaksisë bashkë me të dhënat personale duke më bërë presion që ta tërheqë rastin nga policia.Rrjedhimisht i gjithë mundi, përpjekja dhe investimi prej 7 vitesh, në vitin 2017 mu plaçkit e mu shkatërrua.

Nuk jam dorëzuar.Mundi im e i dhjetëra gazetarëve e gazetareve, kolegëve e miqve që nuk kishin kursyer asgjë në rritje të portalit u shkatërrua për pak minuta nga keqbërësit.Më kthyen në pikën zero në kulmin e zhvillimit.Kur kishim arritur t’i verifikonim faqet në Facebook dhe kishim mbi 200 mijë vizita ditore, e kur të hyrat vetëm nga reklamat online ishin 3-4 mijë euro në muaj na erdhi goditja kibernetike.Kjo ishte goditja më e madhe që kishim marr.Për disa muaj nuk kam pushuar së kërkuari ndihmë në polici e prokurori, e nuk kamë lënë gurë pa lëvizur për të kërkuar drejtësi.Kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe kam respektuar instruksionet e drejtësisë.

Por, kam heshtur edhe tash e 22 muaj prej kur është ngritur aktakuza ndaj Alajve dhe nuk është ndërmarr asnjë hap nga gjykata, pavarësisht se kryesit e kanë pranuar veprën.I kam shkruar edhe kryeprokurorit të shtetit, së paku 3 herë.I kam shkruar me qindra herë FB-së e kam angazhuar njerëz në France e Gjermani për të kërkuar një mënyre kontakti me FB.Nuk kam bërë presion publik, siç më kanë rekomanduar, por kam kërkuar vetëm drejtësi.

Krejt ketë betejë e kam bërë i vetëm.Ka qenë gabim i madh që në atë kohë nuk e keni ngritur zërin edhe nuk i keni dalë në mbështetje Infokusi-t.Është gabim edhe tani nëse nuk kërkojmë drejtësi për Insajderin.Drejtësia duhet të kërkohet për secilin rast

-Sponzor-