Gjendet pa shenja jete modelja e njohur

0

Modelja australiane, Annalise Braakensiek, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Sidnej.
Annalise Braakensiek u gjet pa shenja jete, sipas policisë, nuk ka rrethana të dyshimta rreth vdekjes së saj, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Modelja, aktorja, prezantuesja televizive dhe krijuesja e bizhuterive, Annalise Braakensiek është gjetur e vdekur në apartamentin e saj.

Sponzor

Policia tha se trupi i Braaakensiek u gjet në Potts Point, pasditën e së dielës, pasi miqtë e saj ngritën shqetësime për të.

Për të caktuar shkakun e vdekjes do të bëhet një ekzaminim zyrtar. /Lajmi.net/

-Sponzor-