Gjenerali i pavdekshëm

0

Shkruan: Edona Salihu 

I dashur për shqiptarët, por jo edhe nga serbët. Si figurë kryesore e luftës kundër Millosheviqit, Gjenerali dhe Nënkryetari i ushtrisë çlirimtare, Jashar Salihu dha kontribut të madh në ekzistimin e shtetit të Kosovës.

Sponzor

Jeta e tij u përshkua nga ide të ndryshme: ide për pajtim të gjaqeve ndër shqiptarë, krijimi i një ushtrie për t’u çliruar nga armiku, krijimi i fondit “Vendlindja thërret” për ta ndihmuar ushtrinë etj.

Gjatë jetës së tij, dha kontribute të ndryshme por të mëdha, ku gjithmonë pati për qëllim kombin.

Ka qenë anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi.  Veprimtaria e tij e përshkonte gjithë rajonin që ai i përkiste por jo vetëm, edhe Drenica dhe viset e tjera e ndienin ndikimin e veprimtarisë së tij. Veproi brenda komitetit për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu dhe veprimtari Jusuf Gërvalla.

Related image

Megjithatë, kohët ndryshuan.

Pushteti i Millosheviqit, solli luftë në Kosovë por fatmirësisht vendi pati trima të mëdhenj siç ishte Jashari, që i doli zot vendit dhe armikut i’u përgjigj me luftë por krahas kësaj edhe me diplomaci të madhe.

Image result for jashar salihu

Kështu, ai u angazhua në detyrën si këshilltar për Administrimin e fondit “Vendlindja Thërret”.

Diçka kërkon lufta e diçka tjetër liria. Në këtë rast, kësaj të fundit i nevoitej një udhëheqës, kush tjetër mund të ishte përveç atij. Ai e mori postin e përfaqësuesit të parë diplomatik të qeverisë së përkohshme të Kosovës në Zvicër.

Ishte kërcënuar shpesh nga regjimi i Millosheviqit që të ndalonte me idetë e krijimit të Kosovës shtet. Kjo gjendje solli që ai të kalonte 7 vite të jetës së tij në burgje, duke u torturuar dhe keqtrajtuar nga regjimi i Millosheviqit. Por ç’do e keqe e ka një të mirë, gjatë kësaj kohe ai arriti të krijonte shoqëri të shumtë, ndër ta edhe Alia Izetbegoviqin. Më pas u përndjek nga atdheu dhe vazhdoi veprimtarinë e tij në Zvicër, kjo bëri që angazhimi i tij për çlirim të atdheut dhe Bashkimit Kombëtar të mos përfundonte kurrë por veprimtarinë ta vazhdonte kudo që ai ndodhej.

Si djali më i vogël i familjes Salihu, ai u lind në fshatin Batushë të komunës së Gjakovës. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin Filozofik. Para se të merrej me çështje politike punonte si mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. E dëbuan nga aty, pasi që haptazi filloi të merrej me çështje kombëtare dhe kjo nuk i pëlqente armikut.

Megjithëse figura e tij, mund të duket e vrenjtur, familjarët dhe shokët e afërt e njihnin si person shumë të hareshëm dhe të dashur me ta, por tepër të ashpër me kundërshtarin. Ai frikësohej nga dicka e që ishte mosekzistimi i Kosovës shtet.

Image result for jashar salihu

Gjenerali, ishte person që jetën i’a fali kombit dhe atdheut të tij, duke mos kursyer asgjë.

 

-Sponzor-