”Gjenerali kroat Gotovina erdhi në Kosovë, ja çfarë planifikoj”

0

“Gjenerali i Tugjmanit, Ante Gotovina, është parë para 7 ditësh në Prishtinë”, kështu e fillon tekstin mediumi serb ‘serbijadanas’, në të cilin pretendohet se Gototvina po përgatit kosovarët për të realizuar një “Ollujë” të dytë

Siç shkruan mediumi, në Prishtinë Gotovina është parë teksa është takuar me disa zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës, pak para se Ambasada e Britanisë së Madhe të lëshojë njoftimin që qytetarët e saj të mos udhëtojnë në veri të Republikës së Kosovës.

“Gotovina ka kontakte të forta me zyrtarë në Prishtinë, dhe nuk është e pamundur që ai të përgatit diçka të keqe”, pretendohet t’i ketë thënë mediumit një burim nga Kosova.

“Askush nuk e di se sa ka qëndruar Gotovina në Kosovë, por dihet që ai është përfshirë edhe në krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë burimi, duke shtuar se Gotovina ka kontakte me Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

Për një sulm të mundshëm të Kosovës në veri ka folur edhe Ivica Dacic, i cili ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për një rrezik të tillë.

Siç shkruan mediumi serb, Dacic ka thënë se do të mbrohet vetë nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ata.

Sipas këtij mediumi thuhet se Gotovina është i përfshirë në hartimin e një plani ushtarako-policor për të bërë ‘spastrim etnik të serbëve në veri”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tyre për këto shërbime, Gotovina ka marrë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, 500 mijë euro.

-Sponzor-