Gjiko dhe Elita të përqafuar buzë detit Viti 2017-të ishte shumë i suksesshëm për Gjikon, ai ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku dhe fansat e tij. Edhe jeta private i shkoi shumë mirë, Gjiko bashkë me të dashurën e tij, Elita Rudin kanë kaluar shumë kohë së bashku nëpër udhëtime të ndryshme dhe po kështu ata e përmbyllën vitin 2017-të.
Gjiko ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke e përqafuar Elitën buzë detit. “Nuk ka të kaluar, nuk ka të ardhme, vetëm momente. Lamtumirë 2017 nga ne”- ka shkruar ai sipër fotografisë.
https://www.instagram.com/p/Bdaua1qns1_/
-Sponzor-