Gjoshi e quan VV’në parti anti-UÇK: A mendojshi se nuk ka tjetër si Shkëlzen Gashi në Vetëvendosje?

0

Zyrtari i lartë i PDK’së, Betim Gjoshi, ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti i ka përgatit deputetët në Kuvend që të dalin kundër rezolutës për unitet politik në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Gjoshi ka thënë se Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

Sponzor

A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje? pyet Gjoshi.

Postimi i plotë:

• A mendojshi që Shkëlzen Gashi është veç një dhe nuk ka tjetër në Vetëvendosje?

• A mendojshi që deklaratat e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të rastësishme?

• A mendojshi që Albin K. nuk qëndron prapa tij dhe të gjithë atyre që e njollosin sot vlerën e kombit, UÇK-në e Madhe?

• A mendojshi që Vetëvendosje e ka përnjemend se do ta mbrojë vlerën që bartë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Kushdo që ka besuar sadopak kështu – i them ta përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës është një <>.

Por,

Albin K. i paska përgatitur deputetët e tij që të dalin kundër këtij teksti në mënyrën më të keqe të mundshme.

Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë këtij teksti në rezolutë.

Kaq keq, si deputetët e Albin K. dhe Vetëvendosjes, mund t’i dëgjoni duke folur vetëm në Kuvendin e Serbisë.

Historia nuk do ta shlyjë kurrë turpin tuaj!

#Mashtrues #AntiUçk

-Sponzor-