Gjykata vendos për Vali Corleonen

0

Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e Kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.
Ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin për Kallxo.com e bëri të ditur zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

Sponzor

“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, shtoi Shkodra.

Corleone u arrestua nga Policia në ditën e djeshme nën dyshimin se ka ngacmuar dhe ka kanosur prindërit e tij.

Ai kishte pasur probleme me ligjin edhe në vitin 2014.

-Sponzor-