Grenell për Vetëvendosjen: Japin deklarata boshe

0

I dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar deklarata e Lëvizjes Vetëvendosjes se nga Marrëveshja e Washingtonit, Kosova ka dalur si humbëse, ndërsa ka fituar vetëm Serbia.

Grenell deklaratat e VV’së i ka quajtur të pavend sepse, sipas tij, koha do të tregoj për marrëveshjen.

Sponzor

“Është një kritikë e pavend. Marrëveshja ekziston, zbatimi po fillon. Kjo është ditë shumë e mirë”

“Unë e kuptoj që njerëzit politikë dëshirojnë që të jenë politikë dhe të jenë kritikë. Ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje dhe me kalimin e muajve dhe viteve do ta shihni që këto nuk janë deklarata boshe”, ka thënë ai në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Hoti.

-Sponzor-