Grupi i të pakënaqurve drejt formalizmit në Kuvend, dorëzojnë kërkesën për Grup Parlamentar

0

Disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje , pritet që së shpejti të dorëzojnë kërkesën e tyre për krijimin e një grupi të ri parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës.

  Kështu i ka thënë Periskopit një burim shumë i afërt me deputetët të cilët pritet ta formojnë këtë grupin e ri parlamentar.

Sipas këtij burimi në grupin e ri parlamentar do të dalin 13 deputetë të cilët aktualisht janë ende në grupin parlamentar të LVV-së.

“Grupi i deputetëve që ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të dorëzojë kërkesë për krijimin e një Grupi të ri Parlamentar i cili do të përbëhet nga 13 anëtarë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë në administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ende nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë.

Periskopi ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme për veprimet që do të pritet t’i ndërmarrin deputetët të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në partinë që tashmë e udhëheq Albin Kurti.

Në grupin e deputetëve të pa kënaqur janë: Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Frashër Krasniqi etj.

-Sponzor-