Habit Granit Xhaka, kështu e quan Mc Kreshën

0

Granit Xhaka ka publikuar një video, ku shihet duke e dëgjuar një këngë të Mc Kreshës.

Granit Xhaka po relaksohej në pushime nën tingujt e këngës së reperit Mc Kresha, shkruan lajmi.net.

Në videon që ndau me ndjekësit, futbollisti i ka lënë mbishkrimin “Vëllai im”, duke treguar raportin e mirë që ka me të.

Për ndryshe, Graniti me bashkëshorten e tij Leonitën, po qëndrojnë në një vend turistik në Zvicër, ku po kalojnë kohë të mrekullueshme pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Mc Kresha, së fundi ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me “Psikopatja jote” në duet me Fifin, garë në të cilën morën vendin e tretë. /Lajmi.net/

-Sponzor-