Hapet në Prizren qendra e madhe tregtate “Galeria Shopping Mall”

0

Në Prizren sonte është hapur qendra më e madhe tregtare “Galeria Shopping Mall”, me hapësirë 50 mijë metra katrorë, mbi 100 brende lokale dhe ndërkombëtare, ndërsa ka të punësuar mbi 1 mijë e 500 punëtorë.

Drejtori i përgjithshëm dhe njëri nga investitorët kryesor të këtij projekti Gojart Shaqiri, u shpreh i lumtur me hapjen e Qendrës Tregtare “Galeria Shopping Mall” që nga fillimi ka pasur qëllim t’iu ofrojë konsumatorëve dhe vizitorëve shumëllojshmëri në nevojat e blerjes, shërbimeve dhe argëtimit.

Sponzor

Video Player

00:00

02:51

 

 

Pronari Shaqiri tha se në kuadër të kësaj Qendreje do të operojnë mbi 100 brende të mirënjohura vendore e e ndërkombëtare, ndërsa në shërbim të vizitorëve dhe klientëve është edhe parkingu nëntokësor prej 14000 metër katror.

Shaqiri u shpreh se ndihet krenar që së bashku me mbi 100 brendet kanë arritur të punësojnë mbi 1.500 punëtorë, dhe se në të ardhmen ku numër pritet të jetë edhe më i lartë.

Hapjen e kësaj qendreje e vlerësuan shumë interesante dhe joshëse edhe prizrenasja, Selvete Galani dhe bashkëatdhetarët çifti Milazim e Fetije Rexhepi, të cilët thanë se objekt të tillë edhe në Zvicër nuk kanë parë.Në hapje të kësaj qendreje tregtare që ndodhet në rrugën “ Tirana”, kishin ardhur mijëra njerëz jo vetëm nga Prizreni.

-Sponzor-