Haradinaj deputetëve: Bëjeni një rezolutë, 53 milionëshin e çojmë në arbitrazh

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka replikuar ndaj të gjithë shefave të grupeve parlamentare në Kuvend ku iu tha se askush nuk mundet ta mbrojë Kosovën më shumë se vetë qeveria e tanishme, kur u pyet nga Dardan Sejdiu që ta publikojë kontratën për dhënien e 53 milionshit Bechtelit, transmeton Gazeta NewBorn.

Haradinaj iu tha deputetëve se si mund t’i besoni më shumë Hill International për mbrojtjen e Kosovës më shumë se Qeverisë.

Sponzor

“Hilli që po e përmendni shpesh, që po e mbrojka Kosovën ma shumë se na… çka jeni t’u folë?. A po besoni që qashtu është a, që dikush tjetër ka me na mbrojtë neve ma shumë se na veten a?”, pyeti Haradinaj.

Ai tha se Hill International ka lënë mundësinë e kostove të tjera, dhe nuk e ka mbyllë kontratën. Sipas Haradinajt, mbyllja e kontratës nuk ka ndodhur nga ata që është dashur të ndodhë, nga Qeverisja e kaluar.

“Bëjeni një rezolutë, tash, merreni përgjegjësinë dhe po shkojmë në Arbitrazh”, i tha Haradinaj Dardan Sejdiut, i cili i kërkoi që të publikohet kontrata.

Kryeministri tha Kosova nuk ka pasur mundësi që t’i shpëtojë këtij borxhi, “s’kemi pas kah me ia majtë, vet e kemi kriju, i kemi çu paret në Komuna të caktume, dhe i kemi lënë parët pa pagu”, tha kryeministri.

-Sponzor-