Haradinaj: Gjaku i Bajraktari dhe Gjelaj vendosën kufijtë e atdheut

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngritur lartë figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë, raporton Gazeta Blic.“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut” , shkroi Haradinaj. Ai tutje tha se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.” Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme”, përfundon Haradinaj.

Postimi i plotë:
Ramush Haradinaj

 

Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjakë kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilen ata flijuan jetën e tyre, 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!

RH

-Sponzor-