Haradinaj: Në Vitin e Ekonomisë do të ketë politika mbështetëse për prodhuesit vendorë

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar se ky vit do të jetë i ekonomisë për Kosovën.

Ai për këtë u zotua pas vizitës që bëri në kompaninë “Liri”, njofton Klan Kosova.

Sponzor

Haradinaj shtoi se do të ketë politika mbështetëse në mënyrë që të ketë vende të reja të punës.
Ja postimi i plotë i tij:

Mbresëlënëse parametrat e kompanisë vendore “Liri”, e cila në tre muajt e fundit ka rritur prodhimtarinë 100 për qind dhe ka shtuar numrin e punëtorëve nga 120 në 160. Qeveria e vendit në Vitin e Ekonomisë, do të vazhdojë t’u qëndrojë afër prodhuesve vendorë, përmes politikave mbështetëse dhe thellimit të reformës fiskale, në mënyrë që të zgjerohen këto biznese dhe të hapin vende të reja të punës.

-Sponzor-