Haradinaj paralajmëron Edi Ramën: Ky person të shtyri me bërë padinë ndaj meje, por unë do të…!

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar padinë që i bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një intervistë për syrinet, ka thënë se ka thënë se ka edhe më shumë të thotë.

“Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia”, tha ai.

Haradinaj theksoi se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombësve.

“Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, tha Haradinaj.

‘Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem,’ tha Haradinaj për padinë e Ramës.

‘E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë,’ tha Haradinaj.

‘E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë,’ paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

-Sponzor-