Haradinaj: Serbia po kërcënon me raketa që arrijnë çdo cep të Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia është “duke kërcënuar vendin tonë me pasjisjen me raketa që mbërrijnë në çdo cep të Kosovës.”

Në një konferencë për shtyp në ambientet e Qeverisë së Kosovës, duke iu përgjijgur pyetjes së gazetarëve për deklaratën e kryekuvendarit Kadri Veseli se “mund të shkojmë deri në Nish nëse Serbia synon të kthehet në Kosovë”, kryeministri deklaroi se në fakt kërcënimi më i madh po vjen nga Serbia.

Ai tha se shteti serb është pajisur nga Rusia me sistem raketor që mund të mbërrijë në çdo cep të shtetit të Kosovës, raporton Insajderi.

“Ne jemi habitë me vendimin e delegacionit të Serbisë në Bruksel. Edhe ashtu dialogu është në fazë kritike. Deklarimet kanë peshë, është shumë ma kërcënues lajmi që Serbia është pajisur me sistem raketor që mbërrinë të gjitha pikat e Kosovës”, deklaroi sot Haradinaj.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq, Haradinaj tha se megjithatë, situata në Kosovë është e qetë, shkruan Insajderi.

Ai e quajti sulm makabër, vrasjen e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP.

-Sponzor-