Haradinaj: UÇK-ja me mua President nuk është jetim

0

Kryetari i AAK-së njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin e tij ekonomik në Junik, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, duke e votuar Aleancën në zgjedhjet e 14 shkurtit, vendi është më i sigurt dhe me një ekonomi më të fortë.

Sponzor

“Ekonominë e kemi keq, ka ra shumë nga pandemia. Prej vitit tjetër fillon rritja ekonomike. Mund të fillojmë me rritje të pagave me 5% vit për vit”.

“Përveç kësaj, kemi paraparë forcimin e çështjes së sigurisë. Është mirë të forcohet ushtria jonë, pos ushtrisë t’i kemi të gjithë sektorët tjerë që lidhen me mbrojtje. Kemi plan konkret. Politikat e jashtme që lidhen me Serbinë dhe marrëdhëniet tona me aleatë. Ky hymë në NATO, siguria mbyllet. Për me hy në NATO ne duhet t’i përfundojmë punët me ushtrinë tonë, t’i heqim pengesat të cilat i ka vendosur Serbia. Ballafaqimi me Serbinë do të jetë i rëndësishëm”.

Ndër të tjerash, Haradinaj tha se kategoria e lirisë nuk është jetim në rast se ai zgjidhet President.

“UÇK me mua President nuk është jetim”, tha në fund Haradinaj duke iu bërë edhe thirrje junikasve të dalin të votojnë dhe mos ta lënë votën në shtëpi.

-Sponzor-