Peru e ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi në ndeshjen e Grupit C kundër Danimarkës e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Kupën e Botës në Rusi.
Sulmuesi Cueva e humbi penalltinë një minutë para përfundimit të pjesës së parë, e cila u mbyll baras 0-0, transmeton Gazeta NewBorn.
Jo vetëm që e humbi, por Cuevas e dërgoi topin lartë mbi portë. /Gazeta NewBorn/
-Sponzor-