Hasani: Dhjetë vjet më parë u krijua identiteti i shtetit të Kosovës

0

Dhjetë vjet më parë u krijua identiteti i shtetit të Kosovës. Kështu ka thënë me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Nëpërmjet një shënimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ministri Hasani ka thënë se sot dhjetë vjet më parë u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit.

Ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët.

“Pikërisht më 9 prill 2008, sot dhjetë vjet më parë u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për krijimin edhe de jure të shtetit. Sot dhjetë vjet u krijua identiteti i shtetit. Urime dhjetë vjet të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ministri Hasani.

-Sponzor-