Haziri: Kurrë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që kryesia të jap dorëheqje për shkak të zgjedhjeve

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa, për shkak të rezultatit jo të mirë në zgjedhje.

Haziri tha se është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë parti.

Sponzor

“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor”.
“Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së. Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”.

Ai tregoi se si do të veprohet në mënyrë që të bashkohen të gjitha pjesët e LDK-së.

“Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori. LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!”.

-Sponzor-