Haziri: Me ratifikimin e Demarkacionit hapen rrugët e Kosovës

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë me dije se deputetët e kësaj partie janë unikë në votën për Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një intervistë dhënë  ai ka thënë se nëse demarkacioni nuk ratifikohet, Kosova e humbet çastin e fundit për ta marrë liberalizimin e vizave.

Sponzor

Haziri ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke bërë me dije se ky proces do të mbyllet me një rol aktiv të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë kurrfarë rezultati të pritur dhe përfundim të dialogut pa përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë në Kosovë, do të thotë edhe pa përfshirjen e opozitës.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-