Haziri pret Haradinajn: Kryeministri ka mirëkuptim për qëndrimet e mia

0

Një ditë më parë Lutfi Haziri ia përmendi rrëzimin Ramush Haradinajt për shkak të refuzimit për ta hequr taksën. Të hënën kreu i Qeverisë shkoi në Gjilan ku tha se taksa do të mbetet dhe do të gjendet mënyra për vazhdimin e dialogut. E Haziri në praninë e kryeministrit nuk përmendi mundësinë e rënies së Haradinajt por tha se kryeministri ka mirëkuptim për qëndrimet e tij, shkruan Express
I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK-së, e kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nga Anamorava folën për idenë për shkëmbim të territoreve e taksën për produktet serbe e boshnjake, duke ia bërë të ditur njëri-tjetrit se qëndrimet e tyre vazhdojë të qëndrojnë të kundërta.

Ishte i pari, kryeministri i Haradinaj që tha pas takimit me Hazirin se me një delegacion të Qeverisë në Gjilan, i biseduan disa tema, duke konfirmuar se do të bashkëpunojnë në temat që lidhen me zhvillimin ekonomik.

Sponzor

Mirëpo, ai nuk e la pa folur për taksën për produktet serbe e boshnjake duke thënë se mirëpret rregullim të raporteve me Amerikën, e njohje nga Serbia si e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë.

“Besoj që tash jemi gat pas taksës po flas për arsye se dihet gjendja me taksën është e vendosur që do të mbetet, po mënyra mos m’i prish marrëdhëniet me Amerikën apo mënyra me i forcu ma shumë e shpresoj edhe me i ndreq marrëdhëniet me Serbinë është me u arrit njohja reciproke Kosovë – Serbi në kufijtë ekzistues, kjo është mënyrë për me dalë prej ku jemi”, tha Haradinaj, duke vazhduar se është i bindur se do të gjendet një mënyrë për rikthim në bisedimet Kosovë – Serbi.

“Jam tepër i bindur se do të gjendet një mënyrë me u kthy dialogu se edhe Serbia edhe ne aspirojmë anëtarësimin në BE mos me u lidh për taksën, kërkoj ndihmën që të kthehet dialogu, kur kem marrëveshje, ajo i zgjidh të gjitha temat e hapura Kosovë – Serbi”, përfundoi ai.

Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, e i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e përmendi edhe njëherë idenë e tij që për territoret duke thënë se të njëjtën e kishte dhënë në vitin 2011.

“Qëndrimi im është i njohur por unë jam sot me i pritë edhe me i vendosë listën e prioriteteve të komunës, edhe kryeministri edhe kryetari i LDK-së kanë treguar gjithmonë mirëkuptimin politik për qëndrimin tim që është riaktualizu në 2011 është një kauzë që unë e besoj por qëndrimin e LDK-së ndaj të cilit unë jam lojal ju e dini Kosova në raport me dialogun mbetet e paprekshme”, tha Haziri duke përfunduar se janë pro vazhdimit të dialogut.

“Të gjithë jemi për dialog për mënyrën se si me zhvillu dialogun kemi dallime besoj që edhe me rolin e kryeministrit edhe me të kryetarit të LDK-së do të gjendet një mënyrë për t’i tejkaluar këto gjëra”, përfundoi ai. /Express

-Sponzor-