Heshtja që mbaron

0

Shkruan: Bashkim Sadiku

Për hir të vërtetës, realitetit dhe drejtësisë

Sponzor

Heshtja që mbaron

Si qytetar i Komunës së Vushtrrisë ndihem i indinjuar, anashkaluar dhe i pabarabartë nga qeverisja aktuale totalisht e degraduar në manipulime, servilizëm dhe orientime partiake pa fund.
Tashmë e tri vite qeverisje lokale nga Ldk dhe VV, përkatësisht akterët udhëheqës të tyre në kontinuitet në mënyrë flagrante, aspak ligjore dhe asnjëherë në çasje kredibile, po na mohojnë të drejtën për punësim. Në gjithë këtë kohë unë si shumë aplikues të tjerë me gjithë përgatitjen akademike, profesionale dhe morale çdoherë vetëm po e shfrytëzojmë të drejtën për aplikim sepse gjitha pozitat përkatëse po inkuadrohen në sistemin e punës nga oligarkia qeverisëse në pushtet. Gjithë këtë kohë po malteretohemi në procedura administrative për aplikim, mbajtje të testeve, pritjeve me orë të tëra në objektet komunale dhe fatkeqësisht të pranuarit po janë pjesë e partive politike që udhëheqin në lokalitetin tonë antik të Vushtrrisë.
Madje, përkitazi me këtë çasje diskriminuese as ankesat nuk reflektojnë asgjë sepse vet jam dëshmitarë i kësaj skene tepër zhgënjyese, aq më shumë dëshpruese, por asnjëherë për të dorëzuar përballë këtyre strukturave të etura për pushtet.
Ka shumë për të u thënë, shkruar dhe pasqyuar por le të jetë ky fillimi …

Betejë që nuk mbaron …
BS

-Sponzor-