”HISTORIKE”, Albin Kurti pranon shtetin e Kosovës, i gëzohet fitores së Përfaqësueses së Kosovës

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka ndjekur hapat e Spanjës duke u dorëzuar dhe duke e pranuar Kosovën si unike dhe sportistët e saj si përfaqësues të ngjyrave kaltër, bardhe dhe verdh.

Pas triumfit të Kosovës 5-0 ndaj Maltës, Kurti – i njohur për deklaratat e tij të zëshme kundër simboleve të Kosovës dhe në favor të bashkimit kombëtar me Shqipërinë, nuk ka mundur t’i bëjë ballë paraqitjes mbresëlënëse të Kosovës dhe e ka njohur atë përmes statusi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, raporton Gazeta Express.

Sponzor

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre”, shkroi Kurti në Facebook.

Ndërkohë, vetëm tri ditë më parë, Spanja, që vazhdimisht ua ka ndaluar sportistëve kosovarë pjesëmarrjen me simbole shtetërore të Kosovës në garat që i ka organizuar në vendin e vet, u dorëzua dhe pranoi që kosovarët të përfaqësohet me flamurin e vet.

Qeveria spanjolle është dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilët kërcënuan Spanjën që nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’ua japin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.

Qeveria e Spanjës ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’i lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tonë.

-Sponzor-