HISTORIKE: KF Drita nga Kosova fiton bindshëm, mbarë drejt kualifikimit në Ch.League

0

Drita ka arritur fitore të madhe në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Gjilani ka fituar me rezultat të thellë, 4-1 në përballjen me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në vazhdime Drita arriti që të shënoi plot tre herë.

 

 

Liridon Leci me dy gola, Xhvedet Shabani e Haxhi Neziri me nga një ishin heronjt e skuadrës kampione të Kosovës.

Me këtë fitore, Drita kalon në raundin tjetër kualifikues ku do të përballet me gjigantin suedez, Malmo./Indeksonline/

-Sponzor-