Historike: Kosovari bëhet deputet në Parlamentin e Gjermanisë

0

Kosovari Sami Musa është zgjedhur deputet në parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë nga partia SPD, raporton Gazeta Express.

Musa i cili është me prejardhje nga Pozharani i Vitisë ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme që të jetë deputet në pesë vitet e ardhshme në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në qytetin e Hamburgut.

Sponzor

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një statusi në Facebook.

“Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në gjermani, ju jamë shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj. Duke ju falenderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falenderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut”, ka shkruar Musa.

Për mandatin e fituar të deputetit në Parlamentin e Hamburgut ka njoftuar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.

“Një Lajm i mrekullueshëm nga Gjermania: kandidati i SPD për zgjedhjet në Parlamentin e Qytetit të Hamburgut me prejardhje nga Pozharani i Vitisë nga Kosova, Sami Musa (35 vjeç) ka Fituar Mandatin Direkt në Parlamentin e Hamburgut. Shqiptari i parë Deputet në Parlament në një Land gjerman! Urime Sami Musa”, thuhet në njoftimin e AmbasadësP

-Sponzor-