Hoteli luksoz i ish-deputetit Krasniqi

0

Një prej hoteleve më luksoze në Kalanë e Ulqinit është në pronësi të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi. Bëhet fjalë per ‘Rezidencën e Balshajve’. Në vitin 2016, në prani të shume mysafirëve, u bë hapja e këtij hoteli.

Çmimet për qëndrim aty janë më të larta se në vende të tjera, për shkak të luksit.

Për pushime të verës, aty shkojnë turistë të shumtë, e sidomos të huajt gjermanë e hungarezë. Kalaja e Ulqinit e lashtë dhe e bukur, ku secili gur dëshmon për një të kaluar të bujshme, dhe me një bukuri të jashtëzakonshme, duket edhe më mirë me gjithë hotelet që ka.

E edhe këtë verë, qyteti i vjetër bregdetar po vizitohet nga turistë të shumtë.

-Sponzor-