Hoti flet për rritjen e pagave

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka cilësuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe sipas tij paraqet konflikt interesi, transmeton Gazeta NewBorn.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se rritja e pagave të kabinetit qeverisës duhet të bëhet vetëm me ligj.

Sponzor

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook: 

“Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.
1. Rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji.
2. Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike.
3. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të.”

-Sponzor-