Hoti: LDK në asnjë mënyrë tjetër në Qeveri, pos me votë qytetare

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar deklaratat e fundit që janë bërë për mundësin e futjes së LDK’së në Qeveri. Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo parti do të hy në qeveri vetëm me votën e qytetarëve të Kosovës.

“Vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap legjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën, asnjë formulë tjetër”, ka shkruar Hoti.

Sponzor

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone.

Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.

-Sponzor-